Aeroplani shpërthen në flakë në aeroportin e Tokios, 379 pasagjerë ishin brenda – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroplani shpërthen në flakë në aeroportin e Tokios, 379 pasagjerë ishin brenda

    Insajderi
    02 January 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një avion i Japan Airlines që transportonte pasagjerë, shpërtheu në flakë në pistën e aeroportit Haneda të Tokios pas një përplasjeje me një avion të rojës bregdetare.

    Flakët u panë të dilnin nga dritaret e një avioni, ndërsa zjarri u përhap shpejt.

    Të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi në bordin e fluturimit 516 të Japan Airlines u evakuuan, sipas linjës ajrore, e cila është përshkruar si një “mrekulli” nga një ish-pilot, raporton SKynews.

    Megjithatë, pesë nga gjashtë personat në bordin e avionit të rojës bregdetare që u përplas me avionin e pasagjerëve janë të zhdukur. Raportohet se kapiteni i ka shpëtuar përplasjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark