Aeroplanmbajtësi rus kryen sulmin e parë ajror në Siri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroplanmbajtësi rus kryen sulmin e parë ajror në Siri

    Insajderi
    15 November 2016 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia thotë se avionët e saj nga një aeroplanmbajtës kanë kryer sulmin e parë ajror në Siri.

    Ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu, tha se forcat ajrore ruse kanë nisur më 15 nëntor një “operacion në shkallë të gjerë” kundër pozicioneve të grupit të IS-it, Frontit al Nusra në Idlib dhe në provincën Homs

    “Për herë të parë në historinë tonë të marinës, aeroplanmbajtësi Admiral Kuznetsov ka nisur të marrë pjesë në luftime”, tha Shoigu në një takim me Presidentin Putin.

    Anija luftarake u vendos në Mesdheun lindor muajin e kaluar.

    Ndërkohë, sulmet ajrore goditën rajonet që e mbahen nga rebelët në qytetin Aleppo të Sirisë për herë të parë që prej tre javësh, shkruan rel.

    Televizioni shtetëror sirian dhe aktivistët njoftuan se sulmet janë kryer nga forcat ajrore siriane.

    Rusia ka kryer sulme ajrore në mbështetje të forcave të presidentit Bashar Assad për më shumë se një vit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark