Aeroportet në Kore të Jugut urdhërohen të instalojnë kamera për shpendë, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroportet në Kore të Jugut urdhërohen të instalojnë kamera për shpendë, kjo është arsyeja

    Insajderi
    07 February 2025 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Të gjitha aeroportet në Kore të Jugut janë urdhëruar të instalojnë kamera për zbulimin e zogjve, bashkë me radarë të imazhit termik.

    Deri në këtë vendim ka çuar një arsye shumë interesante: aksidenti ajror i vitit të kaluar, që rezultoi me 179 viktima.

    Sipas BBC-së, hetuesit kanë parë se në motorët e avionit janë hasur pupla dhe njolla gjaku, duke shtuar dyshimet që mund të kenë ndikuar në dështimin e fluturimit.

    “Radarët e zbulimit të shpendëve do të instalohen në të gjitha aeroportet, për të përmirësuar zbulimin e hershëm të zogjve të largët dhe për të përmirësuar aftësitë e reagimit për avionët”, tha Ministria e Tokës.

    Radari i zbulimit të shpendëve zbulon madhësinë e zogjve dhe shtigjet e tyre të lëvizjes dhe ua transmeton këtë informacion kontrollorëve të trafikut ajror.

    Më 29 dhjetor, avioni nga linja “Jeju Air”, ishte nisur nga Bangkoku dhe po fluturonte për në Aeroportin Ndërkombëtar Muan, në jugperëndim të vendit.

    Rreth orës 08:57, tre minuta pasi pilotët kontaktuan me aeroportin, kulla e kontrollit këshilloi ekuipazhin të ishte i kujdesshëm ndaj aktivitetit të shpendëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    07 February 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark