
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një rritje të ndjeshme si në numrin e udhëtarëve, ashtu edhe në lëvizjet ajrore për muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Më muajin Korrik 2025 u regjistrua një rritje, me 458,348 pasagjer që udhëtuan nga dhe drejt destinacioneve ndërkombëtarë përmes aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, një rritje prej 9.24% të trafikut të pasagjerëve krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024. Edhe numri i fluturimeve u rrit me 8.11% krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.
Performanca e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është rezultat i një tendence të qëndrueshme rritjeje gjatë viteve të fundit, ku aeroporti e dyfishoi trafikun në vitin 2024, duke arritur në mbi 4 milionë udhëtarë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shpreh falënderimet e saj më të sinqerta për të gjithë pasagjerët, që e kanë bërë të mundur këtë arritje historike.