Aeroporti ndërkombëtar i Brukselit nuk do të rihapet për fluturime të pasagjerëve përpara 29 marsit.
Aeroporti, përmes një deklarate të postuar në ueb-faqen e tij, ka thënë se do të zbatojë “masa të reja të sigurisë”, pas sulmeve me bomba që kanë ndodhur të martën në ambientet e aeroportit dhe në një stacion të metrosë në Bruksel.
Tridhjetenjë persona kanë humbur jetën në këto sulme dhe rreth 270 janë plagosur.
Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi militant Shteti Islamik (IS).
Zyrtarët belgë i kanë identifikuar dy kamikazët në aeroport si Najim Laachraoui dhe Ibrahim El Bakraoui./rel