Aeroporti i Brukselit, i goditur nga sulme terroriste vdekjeprurëse gjatë të martës së javës së kaluar, është gati që të rihapet pjesërisht mirëpo fluturimet nuk do të fillojnë deri të premten mbrëma.
Aeroporti Zaventem ka qenë i mbyllur që nga 22 marsi, kur dy sulmues kamikazë e hodhën veten në erë në sallën e pritjeve, shkruan BBC.
Në një deklaratë për media, udhëheqësit e aeroportit kanë deklaruar se vetëm 20% e aeroportit do të operojë në kapacitete normale.
Sulmet në aeroport, dhe një bombë vetëvrasëse në Metronë e Brukselit, ka lënë të vdekur 32 persona dhe janë lënduar qindra të tjerë.
I ashtuquajturi Shteti Islamik, kishte deklaruar se qëndronte mbrapa sulmeve./Insajderi.com