Aeroporti i Brukselit rihapet të dielën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Aeroporti i Brukselit rihapet të dielën

    Insajderi
    02 April 2016 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet e aeroportit thanë se kompanitë e fluturimeve të Brukselit do të fluturojnë të dielën me destinacion Evropën.

    Aeroporti i Zaventemit nuk ka pasur fluturime të pasagjerëve, që nga sulmi në sallën e saj të nisjes para dhjetë ditësh, shkruan BBC.

    Sulmet ndaj aeroportit dhe një stacion të metrosë në kryeqytetin belg lanë 32 të vdekur ndërsa përgjegjësinë për sulmet i mori Shteti Islamik.

    Drejtori ekzekutiv i aeroportit, Arnaud Feist, tha se “nga e dielën në mëngjes, Aeroporti i Brukselit duhet të jetë pjesërisht funksional”.

    Ai tha se ishte duke pritur për të marrë autorizimin zyrtar për rihapjen më vonë gjatë ditës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark