×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Tiranës: Nesër në mëngjes rinisin fluturimet

    Insajderi
    08 April 2021 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku ka njoftuar nga Rinasi se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar.

    “Nga sot zhbllokohen fluturimet esenciale, ndërsa nga nesër edhe ato komerciale”, tha ministrja, raporton Tch.

    Që nga e mërkura atje ishin pezulluar fluturimet si pasojë e braktisjes së detyrës nga kontrollorët.

    Edhe Tirana International Airport ka konfirmuar se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike.

    Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9

    “Ende nuk ka një orë të saktë për rifillimin e nesërm të fluturimeve. Sapo ta kemi si njoftim, do ta lajmërojmë menjëherë”.

    “Pasagjerët e flydubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark