Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” feston arritjen e katër milionë udhëtarëve - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” feston arritjen e katër milionë udhëtarëve

    Insajderi
    28 December 2024 - 12:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shërbyer si portë lidhëse me vendet e botës, ku sot po feston arritjen e katër milionë udhëtarëve.

    Në këtë organizim, pjesëmarrës ishte edhe  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

    Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë këtij viti ka pasur dyfishim të numrit të pasagjerëve, por edhe 46% rritje të fluturimeve e destinacione të reja.

    ” Në anën tjetër në vitin 2021 numri i pasagjerëve ishte mbi 1 milionë, d.m.th qe i bie ishin më pak se 2 milion pasagjerë . Ndërsa, sivjet i bie që ishin më shumë se katër milion pasagjerë, pra kemi më shumë se dyfishim të numrit të pasagjerëve, 46% rritje të fluturimeve dhe kemi 16 distiacione të reja dhe 16 operatorë të rinj”, tha Kurti.

    Gjithashtu Kurti thotë se përveç liberalizimit të vizave, ky aeroport ka arritur një tjetër sukses të madh, si dhe shpreh urimet e tij për këtë arritje.

    “Edhe katër ditë bëhet një vit që kur ishim ketu për të përcjell fluturimin e parë pa viza. Liberalizimi i vizave tashmë jep të drejtën e fluturimeve afatshkurta në zonen shengen edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës edhe përmes aeroportit Adem jashari fluturimet për bashkëudhëtarët në shkuarjen kthim janë më komode e më të shpejta. Por, 362 ditë më vonë është shënuar një tjetër arritje, kësaj here të drejtpërdrejt nga Aeroporti adem jashari është tjerkaluar numri prej 4 milion pasagjerëve shqiptar e të huaj nga brenda e jasht vendit që kanë ushëtuar nga dhe prej Prishtinës prej këtij aeriporti. Urime të gjithve”, u shpreh ai.

    Ai thekson se Kosova gjeografikisht gjendet në mës të Ballaknit përendimor që e bën qendër rajonale dhe pikë strategjike të udhëtimit të pikë nisjes e pikë mbërritjes

    “Gjeografikisht Kosova gjendet mu në mes të Ballkanit Përëndimor çka na bënë edhe qendër rajonale dhe pikë strategjike të udhëtimit, pikë nisjes e pikë mbërritjes. Zhvillimi i Kosovës po kalon edhe nëpërmjet vendosjes së vendeve si urëlidhëse e qyteteve të rajonit por edhe mes rajonit e Evropës Qendrore e Përendimit në përgjithësi”, tha ndër të tjera Kurti.

    Udhëtari i katër milionët kanë qenë një çift nga Juniku, Xhevdet dhe Fatime Gaxherri të cilët fituan një sërë dhuratash nga ky aeroport.

    Po ashtu ata tregojnë edhe momentin kur kuptuan këtë gjë.

    “Njëherë se besova, por të lumtur, ska më të lumtur se me fitu dicka në Kosovë. Gjithashtu edhe me taku kryeministrin afër kemi pas dëshirë, jemi shumë të kënaqur e patëm këtë fat, u realizua. Kemi pas plan më gjatë me ndejtë, na u bë puna me u kthy sot, paska qenë fat i joni. Jemi shumë të lumtur skemi fjalë”, u shprehen ata për GazetaBlic.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark