Aeroporti i Tiranës, tërësisht në pronësi të kinezëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Tiranës, tërësisht në pronësi të kinezëve

    Insajderi
    07 October 2016 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tirana International Airport (TIA) ka njoftuar se “China Everbright Limited” (CEL), një kompani ndërkombëtare investimesh dhe menaxhimi të aseteve e vendosur ne Hong Kong, ka marrë në zotërim 100% të kapitalit aksionar të TIA-s.

    “Me kënaqësi njoftojmë një epokë ndryshimi me “China Everbright Limited”, u shpreh Rolf Castro-Vasquez, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s, njofton Top Channel.

    “Ortakët tashmë në ikje, AviAlliance, DEG dhe AAEF, si edhe të gjithë punonjësit kanë punuar për zhvillimin e aeroportit dhe me krenari i kanë shërbyer pasagjerëve të tij duke ofruar standarde bashkëkohore. Shpresojmë për zhvillime të mëtejshme me ortakun e ri China Everbright Limited, duke ofruar atë për të cilën kanë nevojë dhe dëshirojnë udhëtarët tanë,” shtoi ai.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark