Afatet për aplikimin online të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale 2025 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Afatet për aplikimin online të vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet lokale 2025

    Insajderi
    10 August 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon periudhën e aplikimit online për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave që do të monitorojnë Zgjedhjet Lokale për Kryetarë dhe Kuvende Komunale më 12 tetor 2025.

    Subjektet politike, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, mediat dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja mund të aplikojnë brenda afateve:

    • Për subjektet politike: deri më 17 shtator 2025
    • Për OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare: deri më 27 shtator 2025
    • Për mediat vendore dhe ndërkombëtare: deri më 7 tetor 2025

    Aplikimi bëhet online në platformën: https://apliko.kqz-ks.org. Pas verifikimit, do t’u dërgohen kredencialet për akses.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark