Në ndërtesën e qeverisë së Kosovës sot kanë zbarkuar ambasadorët e vendeve të QUINT’it.
Të njëjtit janë duke mbajtur takim me kryeministrin Albin Kurti ku po diskutohet çështja e targave, shkruan Insajderi.
Po ashtu duke dal nga ndërtesa e ekzekutivit është parë edhe kreu i AKI’së, Petrit Ajeti, për të cilin ende nuk ka informacion se me kë është takuar. Fotografia është publikuar nga Indeksonline.
Vlen të theksohet se bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar kryeministrit Kurti, shtyrjen e afatit për konvertimin e targave serbe në RKS.
Kurti pak më parë ka paralajmëruar se do të deklarohet nga qeveria për çështjen e targave dhe kthimin e zv.kryeministrit, Besnik Bislimi nga Serbia. /Insajderi