Qeveria e Kosovës që përbëhet nga një kryeministër, dy zëvendëskryeministra, 19 ministra dhe 2 ministra pa portofol shpenzon për paga çdo muaj 24.067 euro.
Kështu është thënë në një raport të Institutit Demokratik të Kosovës, sipas të cilit, për një vit, vetëm për paga të këtyre zyrtarëve paguhet 288 mijë euro.
Nga buxheti, për paga të këtyre zyrtarëve të lartë për çdo muaj mesatarisht ndahen 24 067 euro.
Paga mesatare e secilit zyrtar të lartë është 1 146 euro, thuhet në raportin e KDI-së./Insajderi.com