Numri i viktimave nga uragani Matthew raportohet se ka arritur në së paku 478, bazuar në informacionet që kanë ardhur nga zonat e thella të prekura nga uragani më i fuqishëm në dhjetë vitet e fundit, njofton Reuters.
Por, këto të dhëna janë në kontradiktë me ato të Agjencisë Qendrore për Mbrojtjen Civile e Haitit, që ka thënë se numri i të vdekurve është 271. Sipas kësaj agjencie, 61,500 njerëz kanë mbetur në strehimoret e hapura për banorët shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar
Shkatërrimi që ka lënë ky uragan në Haiti ka rritur frikën se atje mund të shpërthejë epidemia e kolerës, përderisa vërshimet nga stuhia kanë ndotur ujin e rezervat e ushqimit janë të pakta./Insajderi.com