Biznesmeni Nazmi Kastrati, pranari i fimës “Onazis”, i cili ishte arratisur nga policia e Kosovës, lidhur me rastin e skandalit të Hib Petrolit, ka rënë në duart të policisë.
Gazeta Insajderi merr vesh se Kastrati, është arrestuar sot gjatë ditës.
Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, biznesmeni Kastrati është i përfshirë në rastin e naftës se kompanisë HIB Petrol, e cila derivatet që kishte futur në Kosovë si të deklaruara për ambasadat e huaja në Kosovë, ua ka shitur qytatarëve.
Policia e Kosovës, kur kishte arrestuar Fatbardh Xhaferin nga “HIB Petrol”,kishte njoftuar se i dyshuari tjetër që ndodhet ende në arrati është Nazmi Kastrati.
Për një aksion të tillë njoftoi edhe Dogana e Kosovës.
“Nga ky aktivitet zyrtarët doganor kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës. Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete.
Lidhur me rastin, aksionin e policisë dhe arrestimin e zyrtarit Xhaferi të HIB Petrolit ka raportuar para disa jave ekskluzivisht Gazeta Insajderi.
Por pikërisht për këtë rast, në arrati deri tash ka qenë biznesmeni Nazmi Kastrati.
Kujtojme se i njëjti ka qenë i arrestuar edhe ne vitin 2010, për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi, shmangie nga tatimi, krim i organizuar dhe kontrabandim i mallrave. /Gazeta Insajderi
Të gjitha raportimet e Gazetës Insajderi lidhur me këtë skandal