Afera e rezervave shtetërore – Raportohet bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Afera e rezervave shtetërore – Raportohet bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë

    Insajderi
    18 August 2023 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia ka nisur bastisje në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

    Sipas raportimit të T7 dhjetëra policë tashmë ndodhen brenda objektit të ministrisë që udhëhiqet nga ministrja Hajdari.

    Raportohet se vet ministrja Hajdari nuk është brenda objektit

    Bastisja vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe gruri.

    Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

    Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

    Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

    Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark