Llapjanët “shquhen” për afërsinë që kanë me presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryetari i Komunës së Podujveës, Shpejtim Bulliqi e uronte presidentin amerikan, Barack Obama për ditëlindjen e gruas, ndërkohë sot një qytetar nga Llapi i ka shkruar një letër presidentit, Joe Biden. Letra është shkruar edhe në gjuhën shqipe edhe atë angleze.
Qysh në fillim të letrës, Arsim Thaçi e thekson se ka frikë që letra nuk do të arrijnë në duart e presidentit amerikan, por sidoqoftë hallin e tij e bën të ditur.
Thaçi kërkon nga Biden ta mbrojë Kosovën nga copëtimi.
“Kryeministri ynë ALBIN KURTI është kundër copëtimit të Kosovës dhe për këtë edhe i fitoi zgjedhjet e fundit me mbi 51% të votave të popullit votues. Po edhe vet populli shqiptar nuk e pranon copëtimin e Kosovës, njësoj sikur Ju i nderuari President JOE BIDEN”, shkruan ai teksa përmend takimin që pritet të mbahet për çështjen e Asociacionit.