Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Afrika e Jugut vendos: Burri mund të marrë mbiemrin e gruas

    Insajderi
    11 September 2025 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut ka vendosur se burri mund të marrë mbiemrin e bashkëshortes duke rrëzuar një ligj që më parë e ndalonte.

    Duke sjellë fitore për dy çifte që ngritën çështjen, gjykata vendosi se ligji ishte diskriminim gjinor. Henry van der Merwe nuk u lejua të merrte mbiemrin e bashkëshortes, Jana Jordaan, kurse Andreas Nicolas Bornman nuk mund ta shtonte mbiemrin Donnelly të bashkëshortes, raportoi televizioni vendas.

    Tani parlamenti duhet të amendojë Aktin e Regjistrimit të Lindjeve dhe Vdekjeve, bashkë me nenet e tij, që vendimi të hyjë në fuqi.

    Bjellorusia liron 52 të burgosur politikë pas ndërmjetësimit të SHBA-së
    Dy çiftet thanë se ligji ishte i vjetër dhe patriarkal duke shkelur të drejtat e barazisë të gdhendura në kushtetutën e pranuar nga Afrika e Jugut.

    Ata e çuan çështjen në Gjykatën e Lartë, por i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të konfirmonte vendimin. Një trupë ligjore, Shoqata e Avokatëve të Shtetit të Lirë, iu bashkuan çështjes për të mbështetur dy çiftet.

    Sipas tyre, me kufizimin e së drejtës së një burri për të marrë mbiemrin e bashkëshortes, ligji paraqiste stereotipe të dëmshme dhe u mohonte burrave një zgjedhje që gratë mund ta bëjnë.

    Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë dhe Zhvillimit Kushtetues nuk e kundërshtuan aplikimin e dy çifteve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark