Afro 3.1 milionë rusë janë më të varfër këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Afro 3.1 milionë rusë janë më të varfër këtë vit

    Insajderi
    06 April 2016 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Banka Botërore thotë se rreth 3.1 milionë rusë kanë rënë nën nivelin e varfërisë, në një kohë kur ekonomia e këtij vendi po përballet me çmimet e ulëta të naftës në nivel botëror, si dhe me sanksione ndërkombëtare.

    Vlerësimi, i bërë në një raport të lëshuar sot, thotë se bruto prodhimi i brendshëm ka zbritur për 3.7 për qind vitin e kaluar, dhe parasheh se kjo shifër do të tkurret edhe për 1.1 për qind më shumë këtë vit.

    Rritja e vazhdueshme e varfërisë i kthen shifrat në nivelet e vitit 2007, thotë banka, “duke zhbërë rritjet e rreth një dekade”.

    Kjo analizë paraqet të dhënat e fundit që theksojnë se sa shumë ekonomia ruse ka ngecur gjatë dy viteve të fundit./REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark