Afro 30 mijë euro kabllo elektrike 'zhduken' brenda natës, kompanitë ndërtimore në hall me hajnat e panjohur - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Afro 30 mijë euro kabllo elektrike ‘zhduken’ brenda natës, kompanitë ndërtimore në hall me hajnat e panjohur

    Insajderi
    20 March 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy raste të vjedhjes së kabllove elektrike kanë ndodhur në dy qytete të Kosovës, të cilat kapin shifrën 28.500 euro.

    Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Haxhi Kleqka”, në Lipjan, ku pronari i kompanisë ndërtimore ka raportuar se në objektin e tij në proces ndërtimi, persona të panjohur gjatë natës kanë vjedhur kabllo elektrike në vlerë rreth gjashtëmijë euro.

    Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

    Kurse, në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, një person ka raportuar se përmes video incizimeve kanë vërejtur se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë vjedhur kabllo të energjisë elektrike në vlerë 22.500 euro.

    Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark