Kryetari Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, nuk e ka mohuar se në zgjedhjet e ardhshme do të bëjë sërish në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.
Në një intervistë dhënë për Agjencinë e Lajmeve Ekonomia Online, ai ka thënë se koalicioni me PDK-në tashmë është dëshmuar si i suksesshëm.
Agani në një intervistë për EO ka thënë se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës ka ecur mirë dhe se është dëshmuar koalicion i suksesshëm.
“Çështja e koalicioneve është çështje e partive politike do të marrim vendimet e duhura. Ajo që do të them është se koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës në 6 vjet e fundit është dëshmuar se është i suksesshëm”, ka thënë Agani.
Agani e ka konsideruar si të padrejtë aktakuzën që është ngritur kundër tij në rastin “Stenda”, për të cilën edhe kishte dhënë dorëheqje nga detyra e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./Insajderi.com