Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka uruar qeverinë dhe popullin amerikan, me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, ka njoftuar kjo parti përmes një komunikate.
Ai thotë se kombi amerikan është mik i shqiptarëve, që i ka qëndruar Kosovës afër në ditët më të vështira.
“Urimet më të përzemërta me rastin e 240 – vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, shtetit dhe kombit mik Amerikan që i qëndroi afër kombit shqiptar dhe Kosovës në ditët më të vështira të historisë së tyre, modelit për organizimin e shtetit ku respektohen në plotni liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërmarrësia dhe standardet më bashkëkohore shkencore dhe profesionale; shtyllës së paqes dhe sigurisë botërore. “
“Zoti i Madhërishëm e bekoftë miqësinë e përjetshme të kombit Shqiptar dhe atij Amerikan”, thuhet në urimin e liderit të PD, Ferid Agani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën e pavarësisë së shteti amerikan. SHBA njihet si shtet mik i Kosovës, prandaj shumë lider kosovarë kanë dërguar telegrame urimi në drejtim të SHBA-ve. /Insajderi.com