×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim “Akademiku” ia konteston kredencialet akademike Enver Hasanit dhe e quan ‘vegël’ të PDK-së

    Insajderi
    22 August 2024 - 14:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë një postim goxha qesharak mbrëmë.

    Bahtiri, i cili nga kryeparlamentari Glauk Konjufca ishte cilësuar si akademik është marrë edhe me çështje akademike.

    Ai ia ka kontestuar kredencialet akademike profesorit të njohur Enver Hasani, i cili ka qenë rektor i Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

    Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se Hasani është profesor i diskredituar dhe është vegël e PDK-së.

    “Fushata e PDK-së ka filluar! “Gënjeshtra, mashtrime, linçime” – ky do të jetë slogani i tyre! Enver Hasani, i diskredituar si profesor, prej kohësh përdoret si vegël nga PDK-ja për të përhapur gënjeshtra kundër meje. PDK-ja – në panik nga vullneti i qytetarëve (sidomos në Mitrovicë), përdor strategji për të devijuar vëmendjen nga frika që i ka kapluar! Z. Hasani, po ta rikujtoj: Ky ka qenë qëndrimi im publik asokohe për çështjen e ndarjes dhe i tillë është edhe sot, ju e dini mirë por nuk guxoni ta pranoni”, ka shkruar Bahtiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark