×
  • Lajme
  • Analiza

    Agim Aliu e dëmton buxhetin e komunës, i paguan kompanitë që s’i kanë kryer punimet  

    Insajderi
    23 May 2023 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Auditori i Shtetit ka gjetur se Agim Aliu e ka dëmtuar buxhetin e komunës pasi i ka paguar kompanitë që s’i kanë kryer punimet.

    Gazeta Insajderi

    Komuna e Ferizajt të Agim Aliut i ka ekzekutuar pagesat për disa kompani, ndonëse ato nuk i kishin kryer punimet.

    Kështu ka gjetur Auditori i Përgjithshëm i Shtetit. Sipas dokumentit të ZKA, komuna e Ferizajt kishtë vepruar kështu në tri raste, shkruan Gazeta Insajderi.

    I pari kishte të bënte me asfaltimin dhe zgjërimin e rrugës në fshatin Rakaj – projekt ky dy vjeçar me vlerë të kontartës 279 mijë euro.

    “Kemi vërejtur se komuna kishte ekzekutuar pagesën prej 54.120 eurove për punë që sipas situacionit ishin të përfunduara. Mirëpo, punimet nuk ishin realizuar siç  ishin përshkruar në situacion. Pozicionet e përshkruara në situacion për pagesë në vlerë prej 6 mijë e 224 euro nuk ishin kryer”, thotë raporti i Auditorit për Ferizajn i publikuar këtë muaj, shkruan Gazeta Insajderi.

    Rasti i dytë i identifikuar nga Auditori lidhet me ndërtimin e zonës turistike, me vlerë të kontratës 15 mijë e 600 euro.

    “Ky projekt ishte paguar në tërësi, por që punimet nuk ishin realizuar në bazë të cilës është faturuar dhe paguar”, gjen Auditori i Përgjithshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

    Institucioni i drejtuar nga Agim Aliu, në rastin tjetër për montimin e pajisjeve të ngrohjes qëndrore në tri shkolla kishte realizuar pagesën prej 46 mijë eurove, por punimet nuk ishin realizuar sipas kontratës.

    Raporti i Adutorit thotë se nga komuna nuk ka marrë ndonjë sqarim për pagesat e ekzekutuara, por kërkon nga kryetari Agim Aliu të forcojë kontrollet në procein e menaxhimit të kontratave, pasi moskontrollet ndikojnë në mosrealizimin e projekteve ashtu siç është paraparë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark