Agim Bahtiri: Deputetët po sillen me papërgjegjësi, VV e gatshme për kompromis dhe bashkëqeverisje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Deputetët po sillen me papërgjegjësi, VV e gatshme për kompromis dhe bashkëqeverisje

    Insajderi
    21 May 2025 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka kritikuar ashpër klasën politike për dështimin e formimit të institucioneve, përpara fillimit të seancës konstituive për herë të 19-të.

    Ai e cilësoi situatën si papërgjegjësi totale nga ana e deputetëve që janë zgjedhur nga populli, duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërpartiak.

    “Mendoj se është papërgjegjësi totale e deputetëve që i ka zgjedh populli. Thirrja ime çdo herë ka qenë që të zotërojmë atë që kemi menduar dhe kemi paraqitur para popullit dhe të marrim vendime në të mirë të qytetarëve, pavarësisht cilës parti i takojnë. Populli na zgjodhi aq sa na zgjodhi, ne duhet të gjejmë një zgjidhje përfundimtare për ta qeverisur këtë vend,” deklaroi Bahtiri.

    Sipas tij, problemi më i madh në këtë proces mbetet mungesa e vullnetit për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet partive politike.

    “Gabimi i madh që po bëhet mes partive politike është që nuk ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit, të gjithë. Derisa VV-ja për të zgjedhur organet, mendoj se ka një përparësi në aspektin e dëshirës për t’i zgjedhur. Për kompromise jemi të gatshëm, LDK-së i kërkuam që ta bëjmë bashkë një qeveri. Ne jemi në dispozicion 24 orë,” shtoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark