×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri i bënë thirrje ndërkombëtarëve ta përmirësojnë vetën: Ura e Ibrit do të hapet, unë garantoj së nuk do të ketë protesta

    Insajderi
    03 August 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish- kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka dhënë një deklaratë të çuditshme në lidhje me kërkesën e Qeverisë për hapjen e Urës së Ibrit dhe kundërshtimin e ndërkombëtare për këtë gjë.

    Ai ka thënë se duhet t’i jepet drita jeshile një plani të tillë, madje edhe ka garantuar se nëse bëhet kjo gjë asnjë qytetarë nuk do të dalë për të protestuar.

    “Të normalizojmë situatën. Unë garantoj që asnjë njeri as nga veriu as nga jugu nuk do të protestojë dhe nuk do të kundërshton, për arsye se urat i lidhin qytetet, ruajnë bashkëpunimin mes njëri-tjetrit. Është e papranueshme që Bashkimi Evropian, në vend që t’i përkrahë iniciativat e tilla, t’i ndalë më duket absurde. Simboli i ndarjes duhet një herë e përgjithmonë të shuhet si iniciativë, le të ketë normalizim për të gjithë qytetarët dhe jo të ketë ndasi. Mendoj se faktori ndërkombëtar duhet të përmirësojë vetveten për iniciativa të tilla të cilat nuk e di kush ia imponon”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark