Agim Bahtiri: I kemi edhe votat për Qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: I kemi edhe votat për Qeverinë

    Insajderi
    10 October 2025 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas votimit të Nenad Rashiq, dhe konstituimit të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka thënë se ata i kanë votat edhe për formimin e Qeverisë.

    “Ju kam thënë në mëngjes që do të kryhet sot…I kemi edhe votat për qeverinë“, tha ai.

    Nga votimi i mbajtur, Rashiq ka marrë 71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime, ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Dimal Basha teksa në sallë u dëgjuan duartrokitje.

    Për Rashiqin votuan edhe deputetët e LDK-së, ndërsa PDK-ja dhe AAK-ja abstenuan, dhe Lista Serbe votoi kundër./Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark