×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situatën

    Insajderi
    31 August 2024 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në urën kryesore në Mitrovicë janë parësot autoblinda të Karabinierëve.

    Lidhur me këtë ka reaguar, ish kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ai ka lutur karabinierët italianë “të mos provokojnë situaten”.

    “Mbi Urën e lumit “Ibër”, karabinierët italianë duhet të kuptojnë se paqja nuk vjen nga provokimi, por nga mirëkuptimi. I lus karabinierët italianë që të mos provokojnë situatën.

    “Në vend që të bëhen pengesë, le të bëhen urë që bashkon, duke ndihmuar në krijimin e një të ardhmeje të përbashkët. Qytetarët e Jugut dhe Veriut të Mitrovicës dëshirojnë të jetojnë në harmoni, pa kufij të padukshëm”, ka shkruar ai.

    Ura e Ibrit ka qenë një nga temat kryesore javëve të fundit në bisedat ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe diplomatëve perëndimorë, të cilët kanë thënë se nuk e mbështesin hapjen e saj në këtë moment duke bërë thirrje që Qeveria të mos bëjë veprime të njëanshme e të pakoordinuara.

    Tashmë në urë shihen dy automjete të blinduara, përveç dy xhipave karabinierë të vendosur aty që janë gjatë gjithë kohës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark