Kompania e kryetarit të Komunës ia blen fanellat “Trepçës” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompania e kryetarit të Komunës ia blen fanellat “Trepçës”

    Insajderi
    22 May 2016 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trepça dje hyri në Superligën e Kosovës në futbolli, pasi që është radhitur në vendin e parë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

    Gjatë ceremonisë së festimit ngritjes së kupës, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i dhuroi komplet fanellat ekipit, të cilit ua kishte premtuar dy javë më parë.

    “Trepça” kishte përzgjedhur një kompani prestigjioze belge për t’i blerë fanellat, ndërsa pagesën e tyre e ka bërë kompania familjare e Agim Bahtiri që gjendet në Holandë, Green Mushroom Farm.

    Komplet fanellat kishin kushtuar 3000 euro, të cilat Trepça do t’i vesh në sezonin e ardhshëm.

    “Sot ishte një ditë e veçantë për mua, pasi që isha në takimin ku KF ‘Trepça’ u shpall kampion i Ligës së Parë dhe hyri në Superligën e Kosovës në futboll. Me këtë rast ua dorëzova edhe komplet fanellat e reja për gjithë ekipin, fanella të cilat i kishte përzgjedhur klubi. Komplet fanellat kanë kushtuar 3 mijë euro dhe janë paguar nga firma e familjes time Green Mushroom Farm”, ka shkruar Agim Bahtiri për Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark