×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri jep datë, ja kur do të hapet Ura e Ibrit sipas tij

    Insajderi
    15 October 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Bahtiri, ish kryetari i Mitrovicës, ka deklaruar se pas 5 shkurtit do hapet Ura e Ibrit.

    “Pasi që të kryhet procesi zgjedhor, pas 5 shkurtit ura do të hapet. Pa asnjë problem”, ka thënë Bahtiri.

    Ai tha se kjo do të bëhet në bashkëpunim me KFOR.

    “Ne do të jemi në bashkëpunim me KFOR-in dhe të gjitha institucionet. Situata është e përmirësume, dhe normale, dhe nuk ka asnjë problem, ju mundeni me e vizitu pjesën e veriut në mënyrë normale sikur në jug”, ka shtuar ai mes tjerash.

    Bahtiri e ka akuzuar opozitën, më saktësisht, Bedri Hamzën, se ka lobuar në Amerikë për moshapjen e Urës së Ibrit.

    “…sepse fuqia më e madhe për t’iu dhënë ndërkombëtarëve për të ndërhyrë ka qenë nga opozita”, ka thënë Bahtiri në Klan Kosova.

    “Opozita e sotme, e turpshme ,për arsye se të shkohet të lobohet në Amerikë mos me u hapë ura për arsye se Albini… Albini fiton bindshëm në qoftë se hapet ura, ky është turpi më i madh”, tha Bahtiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark