Agim Bahtiri tregon pse nuk po largohet barrikada mbi Ibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri tregon pse nuk po largohet barrikada mbi Ibër

    Insajderi
    20 June 2016 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bazuar në marrëveshjen e Brukselit, të arritur në gusht të vitit 2015 ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes” dhe riparimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, lum ky i cili ndan jugun dhe veriun e Mitrovicës, është dashur të përfundojë deri në mes të qershorit të vitit 2016, por kjo ende nuk ka ndodhur.

    Agim Bahtiri, kryetar i komunës së Mitrovicës jugore, ka theksuar se obstruksionet që vijnë nga strukturat komunale të Komunës së Mitrovicës së veriut, si dhe nga autoritetet e Serbisë, janë shkaktarët kryesorë që ura nuk është lëshuar për qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve, ashtu sikurse ishte paraparë në marrëveshje.

    Sipas tij, autoritetet lokale të komunës së Mitrovicës së veriut, të mbështetura nga autoritetet e Serbisë, kanë kushtëzuar lirimin e urës kryesore mbi lumin Ibër, me përcaktimin e kufijve administrativ ndërmjet komunës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës.

    “’Mollë sherri’, sipas tij, është fshati Suhodoll, të cilin komuna veriore pretendon ta ketë nën zonën e saj administrative, ndërkohë që sipas Bahtirit, ajo është pjesë e komunës jugore, gjë që sipas tij e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Bashkimit Evropian.

    “Tash, në bazë të atij ligji, ata po kërkojnë që tu japim kompetencat e një lagjeje në fshatit Suhodoll i Epërm, i cili ka qenë dhe është ende i përzier me serbë dhe shqiptarë. Ata kërkojnë ta marrin administrimin mbi atë lagje, do të thotë, duke ia deleguar Kuvendin komunal të Mitrovicës së jugut, Kuvendit të pjesës së veriut.”

    “Ne këtë gjë nuk e kemi pranuar në asnjë formë. Ne mund të bëjmë partneritet, por asnjë kompetencë nuk mundet t’i lejohet asnjë komune tjetër. Ne jemi duke e mbrojtur maksimalisht që kjo të mos ndodhë”, thotë Bahtiri.

    Megjithatë, sipas tij, kushtëzimet e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut nuk kanë përfunduar dhe duke u bazuar në ligjin e administrimit të pushtetit lokal, kërkojnë partneritetet në administrimin e Suhodollit.

    Bahtiri tha se kjo nuk do të jetë e mundshme të ndodh, pasi ai nuk do ta pranoi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark