“Agim, ti je edhe budall”, zyrtari i AAK-së i ashpër me Bahtirin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Agim, ti je edhe budall”, zyrtari i AAK-së i ashpër me Bahtirin

    Insajderi
    30 November 2024 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agim Bahtiri, ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, i cili gjatë luftës së UÇK’së jetonte në Holandë, ia ka mbajtur një “leksion” për patriotizëm kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinajt.

     Bahtiri i ka treguar ish-komandantit të UÇK-së edhe detaje të sakrificës për atdheun që të bëjnë pushtetarët e Kurtit. Ka shkuar deri aty sa ka përmendur edhe fëmijët në djep.

    Pas këtij postimit të Bahtrit ka reaguar zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka.

    “Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall”, ka thënë ai.

    Ky është postimi i plotë i Blakës.

    Ky vend sulmohet me terrorizëm dhe eksplozivë kur gënjeshtarëve patologjikë dhe vallëzuesve të kafehaneve të Shumadisë, si Agim Bahtiri, u krijohet hapësirë për të dalë në prominencë dhe për të qeverisur.

    A ka më mjerim sesa kur Agim Bahtiri flet për patriotizëm, sakrificë apo çfarëdo që është bujare dhe fisnike?

    Asnjë vlerë njerëzore nuk e ke, Agim Bahtiri, përveçse je një horr ordiner. Agim Bahtiri, ti asnjë element kombëtar nuk e ke për të bërë ndonjë vlerësim për këdo. Je një palaço që shpreh mjerimin e kulturës politike që sot udhëheq me Kosovën. Harrova: Agim ti je edhe budall.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark