Ne kuader të Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri 2016, më 7 dhjetor do të prezantohen “Agimet shqiptare” që do të prezantohen prej orës 18:30, në Palffy Palace të Vjenës së Austrisë, shkruan KultPlus.
Gjatë kësaj mbrëmje do të prezantohen artistë shqiptarë e ndërkombëtare në përbërje të: Anjeza Islamaj- Soprano , Faik Hondozi Tenor, Chiaki Chotobuki- Paino, Alfred Bushi- Kitarë , Ela Okońska- Violine dhe Mikaela Hondozi, të cilët do të prezantohen me moton “Muzikën nuk mund ta prekim por ajo na prekë në shpirtin tonë”.
Në këtë mbrëmje do të prezantohen vepra muzikore ndërkombëtare dhe shqiptare, shkruan KultPlus.