Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të bëj stërvitje me njësitë për kërkim shpëtim me barka, në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.
Pjesëmarrës në këtë ushtrim do jenë ekipi për shpëtim me barka prej 11 personave, stafi menaxhues, stafi përcjellës, vëzhgues dhe vlerësues nga Agjencia për Menaxhim të Emergjencave.
Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme, hapja e këtij ushtrimi do të bëhet nesër duke filluar në ora 11:00 dhe do të zgjasë dy ditë.
“Ky aktivitet do ketë karakter operacional 24 orësh, pra aktivitet ditor dhe brenda natës. Ushtrimi do të mbahet ë Liqenin e Badovcit në lokacionin përballë urës, rruga që shpie tek kopshti i Ariut Badovc”, thuhet në njoftim.