Agjencia e Menaxhimit Emergjent mobilizohet për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent mobilizohet për zjarrin në Bjeshkët e Deçanit

    Insajderi
    09 March 2025 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur të dielën se është vërejtur një shtim i zjarreve në nivel vendi.

    Në njoftim thuhet se një nga zjarret më të mëdha aktualisht është regjistruar në Komunën e Deçanit, në vendin e quajtur “Çeli”, ku është përfshirë një sipërfaqe me gështenja dhe shkurre.

    Sipas agjencisë, zjarri është nën kontroll.

    “Pas pranimit të njoftimit, janë mobilizuar forcat e NJPZSH-Deçan dhe NJPZSH-Junik, pjesëtarë nga Agjencia Pyjore si dhe vullnetarë. Ekipet po punojnë intensivisht për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, aktualisht, zjarri është nën kontroll”, thuhet në njoftim.

    Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka apeluar për kujdes të shtuar nga të gjithë qytetarët, veçanërisht gjatë stinës së thatë, duke shmangur ndezjen e zjarreve në natyrë dhe duke raportuar menjëherë çdo rast të dyshimtë në numrin emergjent 112


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark