Ilaçet që përdoren te pacientët e sëmurë rëndë me COVID-19, klorokina dhe hidroksiklorokina mund të shkaktojnë shqetësime psikike dhe sjellje të lidhura me vetëvrasjen.
Kështu ka paralajmëruar Agjencia Evropiane e Barnave, pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave në dispozicion mbi efektet anësore të këtij medikamenti.
Kjo Agjenci nisi analizimin e të dhënave nisi në maj, pasi u informuan nga autoritetet spanjolle për 6 raste të shqetësimeve psikike te pacientë me koronavirus, të cilëve iu ishin dhënë doza të hidroksiklorokinës më të larta se sa ato të autorizuara.
Ilaçi i përdorur kundër malarias u rekomandua edhe nga presidenti amerikan, Donald Trump, dhe mori autorizimin e Agjencisë së Ushqimeve dhe Barnave në SHBA.