Pas matjeve të Ambasadës Amerikane në Kosovës të ajrit në Prishtinë, edhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit kanë publikuar një raport nga matja e ajrit gjatë ditës së djeshme.
Kjo Agjenci, ka lëshuar një komunikatë nëpërmjet së cilës tregon se bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit nga stacionet matëse në Prishtinë, edhe gjatë dy ditëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.
“ Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera ditore maksimale është shënuar me datë 06.12.2016 dhe ka arritur në 106.14µg/m3”, thuhet në komunikatë.
Sipas AMM-së,përqendrime të larta janë regjistruar edhe me ndotësin PM2.5 për të cilin në stacionet e Prishtinës po të njëjtën ditë dhe kohë, janë regjistruar vlera maksimale prej 94.16 µg/m3.
Ja dhe raporti për Lagjet më të ndotura të Prishtinës: