Agjencioni rus parashikon se “kur” Vuçiq do t’i vendos sanksione Rusisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Agjencioni rus parashikon se “kur” Vuçiq do t’i vendos sanksione Rusisë

    Insajderi
    22 February 2023 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencioni rus i lajmeve “Regnum” ka dalë me një shkrim kur pretendon të parashikojë se kur Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i vendos sanksione Federatës Ruse, përcjell Insajderi.

    Siç thonë ata nga “ekspertët” dhe “burimet” e tyre, Serbia “do të” vendos sanksione në verën e këtij viti.

    Për më tepër, agjensioni rus paralajmëron se po përgatitet paketa e parë dhe e dytë e sanksioneve, dhe se “presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka dhënë personalisht urdhëra që të minimizojnë kontaktet me Moskën”, e citon median serbe “Nova”.

    Agjensioni rus parafrazon deklarimin e Aleksandar Vuçiq, rreth mundësive të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

    “Më lejoni të shtyhem sa më shumë të jetë e mundur. Do ta dijë kur vjen koha e duhur, dhe nuk do të fshehë asgjë nga njerëzit, ashtu siç nuk e fsheh dëshpërimin nga takimi im i fundit (me përfaqësuesit ndërkombëtarë). Ky moment është afruar për kohë të gjatë, dhe kam frik se do të vijë së shpejti, madje edhe muajt nuk mund të numërohen”, citohen fjalët e Vuçiqit me “paralajmërimet” e eskpertëve rusë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark