Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, sot do të ketë tubim zgjedhor në Viti, në sheshin e qytetit.
Ndërkaq, ai do të ketë disa takime edhe me banorë në vende të ndryshme.
Nga ora 11:00, LDK do të mbajë edhe konferencën për media.
Njoftimi i plotë i partisë:
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku
E shtunë, 1 shkurt 2025
13:30, Tubim elektoral në Viti
Vendi: Sheshi i qytetit.
15:00, Takim me gratë në Gjilan
Vendi: Astoria Luxury & SPA Hotel.
16:00, Takim me banorët e Zhegrës së Gjilanit
Vendi: Shkolla fillore “Agim Ramadani”.
18:00, Takim me banorët e Hajvalisë
Vendi: Shkolla fillore “Agim Gashi”.
19:00, Takim me banorët e Matiqanit
Vendi: Shkolla fillore “Mitrush Kuteli”.
Ndërsa në orën 11:00, mbahet konferenca e rregullt e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Selinë Qendrore të LDK-së.