Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland, nesër do ta vizitojë Kosovën, por takimet me zyrtarët shtetërorë do i nis që nga mëngjesi, derisa pritet që Nuland të mos flasë për mediet kosovare.
Takimin e parë do ta ketë në ora 8:20 me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, takim ky që do të zhvillohet në ambientet e Presidencës.
Po ashtu duke filluar nga ora 8:50, ajo do ta zhvillojë takimin e radhës me kreun e Kuvendit Kadri Veseli në ndërtesën e Kuvendit.
Takime tjera do të ketë edhe nga ora 9:25 me kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrin Hajredin Kuçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj në zyrën e kryeministrit, për ta përmbyllur më pas vizitën e saj me takimin që do ta zhvillojë në ora 10:15 me zv. Kryeministrin Brainimir Stojanoviq në ndërtesën e Qeverisë. /Insajderi.com