Agjenda e vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjenda e vizitës së Princit Charles dhe Dukeshës Camilla në Kosovë

    Insajderi
    18 March 2016 - 00:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Princi i Wales e ka vizituar tetë herë Ballkanin Perëndimor duke përfshirë Kosovën më 1999. Kjo është vizita e parë zyrtare e Dukeshës së Cornwall në  Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi.

    Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga.

    Të premten e 19 marsit, Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës.

    Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë.

    Dukesha e Cornwall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja.

    Princi i Wales do të vizitojë Prizrenin ku do të marrë pjesë në konferencën ndërfetare të organizuar në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës.

    Lartmadhëria e Tij do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës në selinë e KFOR-it ‘Film City’  për të përkujtuar personelin e Mbretërisë së Bashkuar dhe të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

    Lartmadhëria e Saj do të vizitojë “Ideas Partnership” në Fushë Kosovë për të parë se si grupet e margjinalizuara janë duke u ndihmuar përmes fuqizimit arsimor dhe ekonomik.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark