Përfaqësuesit e ‘Lista Familja’ ka folur me një gjuhë të ashpër për paradën e LGBT, duke e quajtur ‘parada e turpit’.
Asdren Bytyqi, përfaqësues i ‘Lista Familja’, në emisionin Pressing në T7 ka thënë se shoqëria do t’i japë atyre të drejtë.
“Kultura e agjendës LGBT është dominante në shoqërinë perendimore si rezultat I materializimi, hapësirë që i ka dhënë pushteti politik secalin vend. Ne nuk dëshirojmë që shoqëria jonë me mbërri ne atë gjendje, që pastaj ata që janë shumicë të rrezikohen dhe të ndihen pakicë e inferior ndaj një shoqërie që i ka gllabëru.
Një pjesë e shoqërisë është e vetëdijshme, ne e dimë si kanë reagu ata kur kryeministri ose ministra rreshtohen rreth një parade, që me bindje e them paradë e trupit në qendër të Prishtinës, që tenton të promovohet diçka që shoqëria nuk e percepton si vlerë”, tha ai.