Agjentët e BIA’s- Muharrem Qerimi pranon fajësinë për kryerjen e një vepre penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Agjentët e BIA’s- Muharrem Qerimi pranon fajësinë për kryerjen e një vepre penale

    Insajderi
    17 March 2025 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të akuzuar për spiunazh, kanë marrë pjesë në seancën kundër tyre sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

    Shabani dhe Qerimi para trupit gjykues kanë thënë se ndjehen të pafajshëm për akuzën e spiunazhit.

    Ndërkaq, Qerimi ka thënë se e pranon fajësinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

    Policia e Kosovës kishte konfiskuar armë, municione dhe maska ushtarake gazi në dy lokacionet e Shabanit dhe Qerimit në Ferizaj vitin e kaluar.

    Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për dosjen e Prokurorisë Speciale për Shabanin dhe Qerimin. Që të dy, akuzohen për spiunazh ndaj agjencisë inteligjente të Serbisë, të njohur si BIA.

    Ata spiunonin për gjendjen e sigurisë në Kosovë, emra të zyrtarëve të lartë të AKI’së, si dhe lidhur me luftën e UÇK’së.

    Raportimet e Insajderit për këtë rast:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark