AGK dënon sulmin në drejtim të portalit Veriu.info - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK dënon sulmin në drejtim të portalit Veriu.info

    Insajderi
    08 February 2025 - 19:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, dënon aktin e vandalizmit të zyrave të redaksisë së portalit Veriu.info, ku persona të panjohur kanë thyer xhamat e objektit.

    Ky sulm i cili ndodhi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, është një tjetër tentativë për të frikësuar dhe penguar punën e gazetarëve në Kosovë, thuhet në reagimin e AGK’së.

    AGK-ja e ka kontaktuar drejtorin e këtij mediumi, Gazmend Morina, për të shprehur mbështetjen e saj dhe kërkon nga Policia e Kosovës që të trajtojë me urgjencë këtë rast, të identifikojë autorët, dhe t’i sjellë ata para drejtësisë.

    Sulmet dhe aktet e vandalizmit ndaj mediave përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shtypit dhe të drejtës së publikut për t’u informuar.

    AGK-ja rithekson thirrjen e saj të vazhdueshme për një ambient të sigurt dhe të lirë për gazetarët në Kosovë dhe kërkon nga institucionet kompetente që të garantojnë mbrojtjen e tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark