
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar ndaj postimit të presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar si një sulm të ri ndaj mediave dhe gazetarëve.
AGK është shprehur veçanërisht e shqetësuar për paragrafin ku Osmani shkruan:
“Asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë”.
AGK ka theksuar se ky është një “shantazh i hapur publik ndaj gazetarëve dhe mediave”.
Komunikata e plotë: