×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK-ja dënon kërcënimet ndaj gazetarëve dhe redaksisë së Insajderit

    Insajderi
    25 June 2024 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën Gazeta Insajderi raportoi për një rast të arrestimit në pikën kufitare në Vërmicë. Policia e Kosovës arrestoi 33 vjeçarin Almir Daci.

    Daci ishte shpallur në kërkim nga Interpoli për veprat penale “Shpëlarje parash”, “Mashtrim”, “Falsifikim i dokumenteve udhëtimi” dhe “Veprimtari lidhur me trafikun rrugor”.

    Pas publikimit të këtij lajmi në redaksinë e Insajderit fillimisht ka telefonuar një grua e cila është paraqitur si motra e Almir Dacit.

    Më vonë telefonoi një person tjetër i cili u paraqit si vëllai i Dacit. Ai kërcënoi edhe më ashpër redaksinë.

    “Ka me ju kallë me benzinë, kur të vijë ju kallxojë se qysh bëhet shpëlarja e parave. Hiqeni lajmin, ku e keni ju atë të drejt me postu. Na bojna krime me ju mbajt juve gjallë…”, tha mes tjerash Valmir Daci.

    Lidhur me këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke u shprehur të shqetësuar për rastin.

    AGK-ja kanë ftuar Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet.

    Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje. AGK-ja, është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë. AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete“, thuhet në reagim.

    Pjesë nga biseda kërcënuese:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark