AGK kërkon që rastet e gazetarëve të trajtohen me kohë nga gjykatat – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK kërkon që rastet e gazetarëve të trajtohen me kohë nga gjykatat

    Insajderi
    17 March 2017 - 14:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Afërdita Bytyçi, të trajtohen me kohë për të gjitha rastet kundër gazetarëve, duke përfshirë sulmet fizike, kërcënimet, frikësimet dhe shantazhet.

    Ndërsa kryetarja Bytyçi ka deklaruar se do të kërkojë nga gjykatësit përkatës që të punojnë më shpejt në rastet e gazetarëve që janë viktima të dhunës, si në lëminë civile po ashtu edhe penale.

    “Gjykata në bashkëpunim me AGK-në do të identifikojnë të gjitha rastet e gazetarëve dhe profesionistëve tjerë medial që janë si viktima e që presin drejtësinë të thotë fjalën e fundit”, thuhet në njoftim.

    AGK u ka bërë thirrje të gjithë kolegëve të cilët pranojnë ftesa që të paraqiten në gjykata apo prokurori, të lajmërojnë paraprakisht asociacionin. Ndërsa nga kryetarja e gjykatës kërkoi transparencë në proceset gjyqësore, sidomos ndaj figurave të larta publike që paraqesin interes të lartë për opinionin publik. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark