AGK i kërkon VV-së të tërhiqet nga akuzat rreth udhëheqësve të RTK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK i kërkon VV-së të tërhiqet nga akuzat rreth udhëheqësve të RTK-së

    Insajderi
    10 December 2016 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj akuzave që Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë ndaj drejtorit gjeneral të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala dhe Ridvan Berishës.

    “Ne jemi të shqetësuar me gjuhën e përdorur nga Vetëvendosje. Kundërshtojmë çdo formë të presionit dhe linqimit që po bëhet ndaj udhëheqësve të mediumit publik. Këto akuza dhe linqime kanë ndikim të drejtpërdrejt në punën e RTK-së, si dhe prekin të gjithë kolegët gazetarë të këtij mediumi”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    AGK i ka bërë thirrje VV-së që të heq dorë nga akuzat dhe linçimet e vazhdueshme që po i bën, duke thënë se një gjuhë e tillë nuk guxon të përdoret në raport me media, e aq më pak nga partitë politike.

    Sipas AGK-së, këto akuza ndikojnë në punën e Radio Televizionit të Kosovës dhe të gjithë gazetarëve të këtij mediumi publik.

    “E vetmja zgjidhje është puna më intenzive e institucioneve të Kosovës në zbardhjen e të gjitha rasteve. Është fatkeqësi që ende hetuesia nuk ka arritur që t’i zbulojë të dy rastet e hedhjes së bombave, njërin në drejtim të objektit të RTK-së si dhe tjetra në shtëpinë e drejtorit të mediumit publik”, thuhet më tej në reagim. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark