Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është pranuar sot në Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), pas vendimit që është marrë në kongresin e 29-të të IFJ-së në Angers të Francës.
Sipas njoftimit të AGK-së, pranimi i gazetarëve të Kosovës në institucionin përkatës ndërkombëtarë ka ardhur pas përmbushjes së të gjitha kërkesave të kërkuara.
“Pranimi vjen si rezultat i përmbushjes të se gjitha kritereve të kërkuara. Asociacioni në këtë kongres përfaqësohet nga unë si kryetar dhe nga anëtari i bordit Fidan Rama me të cilin kemi raportuar në sesionin e parë para komisionit”, thuhet në komunikatën e AGK-së.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të IFJ-së, udhëheqësit e AGK-së do të jenë edhe gjatë dy ditëve në vijim, deri në zgjedhjen e strukturave të reja të Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve.
Duhet thënë se Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve ka rreth 140 shtete anëtare me mbi 60 mijë gazetarë nga e gjithë bota. /Insajderi.com