AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AGK: Prokuroria e Shtetit kërcënoi mediet

    Insajderi
    04 December 2016 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj kërcënimit që Prokuroria e Shtetit iu ka bërë sot medieve kur po zhvillohet procesi zgjedhor në Drenas.

    “Paralajmërimi në formë kërcënimi nga ky institucion paraqet shqetësim serioz për mediat dhe gazetarët. Kërcënimi se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale” është presion mbi mediat dhe qytetarët që të shprehen lirshëm, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e AGK-së.

    AGK e konsideron të papranueshme këtë qasje të Prokurorisë së Shtetit, duke i bërë thirrje këtij institucioni që të angazhohet më shumë në rritjen e bashkëpunimit me mediat si dhe krijimin e transparencës së nevojshme.

    “Ndryshe AGK-ja mbështetë punën e tyre, kolegët gazetarë, të cilët janë duke mbuluar zgjedhjet për kryetar të komunës së Drenasit”, thuhet në fund të reagimit të AGK-së.

    Për më tepër, në komunikatën e Prokurorit të Shtetit dërguar gjatë ditës, ndër tjera është thënë se “do të merren masa konkrete në rastet e dezinformimit apo informimit të rrejshëm përmes portaleve dhe rrjeteve sociale”, thuhej në komunikatën e Prokurorit të Shtetit”.

    Megjithatë, ‘shpifja’ nuk hyn në kategorinë e veprave penale./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark